Kryeziu: Zgjedhja e presidentit nga populli do t’i shmangte krizat politike
Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se Kroacia ka sistem paralmentar, por zgjedhjen e presidentit e bën në mënyrë të drejtpërdrejt nga votat qytetare.
“Sot, sipas rezultateve preliminare, duket se ka fituar ish kryeministri, Zoran Milanoviq”, ka shkruar Kryeziu në llogarinë e vet në “Facebook”.
Në lidhje me zgjedhjen e presidenti, ai ua ka përcjell edhe një mesazh LV-së dhe LDK-së.
“LV dhe LDK, në kanë pasur harmonizim të programeve qeverisëse për reformat e pritura politike, para seciles marreveshje do të duhej të dakordoheshin që të fillonin reformen zgjedhore”, ka shkruar ai.
Kryeziu ka thënë se zgjedhja e drejtpërdrejt e presidentit, do të ndihmonte në shmangien e krizave që mund të dalin si pasojë e mosmarrëveshjeve për poziten e presidentit gjatë arritjes së marrëveshjeve për koalicione qeverisëse.
“Zgjedhja e drejtpërdrejt e presidentit do të mundesonte që ky post institucional të kishte vlera të frymës kushtetuese, do t’i ikte kompromitimit të kësaj pozite përmes pazareve politike, do të tejkalonte edhe situata të cilat janë të lidhura me 80 votat e nevojshme dhe provokojnëbzgjedhjet e parakohshme”, ka shkruar Kryeziu.