Kryhen dy operacione të rënda në Kardiokirurgji të QKUK-së
Ekipi mjekësor i Shërbimit të Kardiokirurgjisë i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për herë të parë ka kryer dy operacione që më parë nuk ishin kryer në këtë institucion shëndetësor.
Bëhet fjalë për operimin e një paciente me probleme të lindura të zemrës, njëkohësisht është bërë edhe bypas, i njohur si operimi (ASD+CABG ), të pacientja A.V. e lindur në vitin 1979 në Suharekë.
Ekipi mjekësor përbëhej nga Adem Grbolar, Arber Kutllovci, Shpejtim Shurdhiqi dhe Ramë Alaj, të ndihmuar nga anesteziologët dr. Shkelzen Muriqi dhe dr. Doruntina Bunjaku. Ekipi mjekësor është mbështetur edhe nga infermierët e anestezionit, instrumentaret dhe perfuzionistët e Kardiokirurgjisë.
Ndërsa në rastin tjetër, është bërë operimi urgjent i pacientit me infarkt akut masiv të zemrës, tek pacienti 50-vjeçar, pasi nuk ishte i mundur rekanalizimi (hapja enës të mbyllur) me metoda të kardiologjisë invazive. Pacienti që ka përjetuar arrest kardiak (vdekje klinike), është transferuar në sallë të kardiokirurgjisë ku realizohet CABG (bypass).
Operimi është realizuar në mesnatën e 10 marsit nga ekipi operatorë i përbërë nga Rifat Brahimaj, ass.Arbër Kutllovci, Shpejtim Shurdhiqi dhe Endrit Shala.