Kryhen pesë operacione kardiokirurgjike te fëmijët me defekte në zemër
21 prill 2021
| 14:34
Në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK janë kryer pesë operacionet e para te fëmijët me defekte në zemër, po ashtu janë kryer edhe dhjetë stentime, zgjerim i enëve të gjakut te fëmijët, në kuadër të Kardiologjisë Invazive.
Këto shërbimet janë kryer në mbështetje të misionit të shoqatës ndërkombëtare “Gift of Life” për trajtimin karidokirurgjik të fëmijëve të Kosovës.
Të gjitha intervenimet janë kryer në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me stafin shëndetësorë të klinikave të QKUK-së.
Ekipi mjekësor, i cili do të qëndrojë në Kosovë deri në fundjavë, përbëhet nga kardiokirurgët dr. Françesko Santoro dhe dr. Ribiera Santoro, nga kardiologët dr. Herbert Stern dhe dr. Roberto Tumbarello, me kolegë të tyre.