Kryhet ekspertiza e Astrit Deharit, Tomë Gashi: Ministria e Drejtësisë nuk po e bën publik raportin
Instituti i Mjekësisë Ligjore në Zvicër i ka kthyer përgjigje pas një viti Ministrisë së Drejtësisë për autopsinë e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, mirëpo, e njëjta nuk po publikohet nga ky institucion. Kështu ka deklaruar avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.
Gashi përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se ka marrë informacion nga vetë instituti në Lozanë se autopsia është kryer pak ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit, por sipas tij Ministria e Drejtësisë nuk po e bën publik raportin.
Postimi i plotë i tij:
Astrit Erdhi Dita…!
Tani po dihet pse e vranë…! Sepse ai e dinte edhe nga burgu se do të vij dita në 2019, këtë ai e parashikoj edhe në fletoren e tij të burgut, se Lëvizja VETËVENDOSJE.! do të vijë në pushtet në vitin 2019.
Astrit Dehari kishte shumë arsye për të jetuar dhe për të pritur fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE.!Fitoren e të cilës ai e kishte parashikuar, por nuk e lan…!
Ministria e Drejtësisë ka marrë raportin nga Instituti Zviceran para ditës së fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE!..Më 06.10.2019.
Pse nuk e bëjnë publike …!