Kryhet një operacion bastisje, sekuestrohen armë zjarri dhe substancë narkotike

01 shkurt 2021 | 16:04

Drejtoria rajonale e policisë së Prishtinës ka ngritur prezencën policore dhe riorientuar shpërndarjen në terren me qëllim mbulimin e secilës zonë në funksion të parandalimit të rasteve kriminale dhe kapjen e të dyshuarve për rastet e tilla.

Kjo prezencë është plotësuar edhe me veprime dhe masa operative specifike me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e treguesve të zbulimit, ngritjen e nivelit të sigurisë si dhe mbajtjen e komunitetit tonë të sigurt dhe larg dukurive kriminale.

Në këtë kuadër, pas marrjes së informacioneve të rëndësishme në rrugë operative, të hënën në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, policia ka kryer një operacion bastisjeje i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e dy revoleve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, 123 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme e substancës së dyshuar (dyshohet të jetë kanabis) si dhe armë të ndryshme.

“Policia ka shoqëruar për në stacionin policor A. M, mashkull, 58 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës dhe substancave psikotrope & analoge dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Vëllaznimi e ka shkarkuar Ljupce Malinkov nga detyra e…