Kryqi i Kuq ndan nga 500 euro për familjet e viktimave në Tetovë
09 shtator 2021
| 11:51
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka ndarë nga 500 euro për familjet e viktimave në Tetovë.
Kjo organizatë edhe njëherë u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, kurse të lënduarve në ngjarjen e mbrëmshme tragjike në spitalin Covid të Tetovës u ka uruar shërbim të shpejtë.
“Në këto momente të rënda, të humbjes së më të afërmve, në shenjë solidariteti dhe gjesti human, familjeve të viktimave Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’iu ndajë ndihmë në vlerë prej 30 mijë denarëve (500 euro)”, ka njoftuar Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut.