Kryqi i Kuq në Kamenicë dhuron pako me veshmbathje e lodra për fëmijët me nevoja të veçanta

18 dhjetor 2020 | 11:48

Kryqi i Kuq në Kamenicë në bashkëpunim me bizneset e Komunës së Kamenicës u ka dhuruar pako me veshmbathje dhe lodra fëmijëve me nevoja të veçanta, të cilët vijojnë mësimet në shkollat e Kamenicës.

Kryetari i Kryqit të Kuq në Kamenicë, Rexhep Morina, ka falënderuar bizneset të cilat me donacionet që dhuruan arritën që sadopak t’i gëzojnë këta fëmijë.

“Me iniciativën e vullnetarëve ishim te disa biznese të cilët na pritën shumë mirë, dhe na dolën në ndihmë që të sigurojmë nga një pako për këta fëmijë. Faleminderit prej pronarëve të bizneseve: salloni i këpucëve ‘Forever’, ‘Haliti-SM’, supermarketin ‘Driloni’. I falënderojmë nga zemra këta donatorë dhe lutemi për ta që të kenë shëndet e suksese në punë, në familje e në pasuri”, ka thënë ai.

Ndër të tjera Morina ka falënderuar edhe vullnetarët të cilët përgatitën pakot.

“Vullnetarët tanë i falënderoj pasi që përgatitën pakot dhe nuk u lodhën asnjëherë. Po ashtu e falënderojmë edhe mësuesen Rrezarta Dërmaku, e cila na ndihmoj në sigurimin e të dhënave të fëmijëve dhe dorëzimin e pakove”, është shprehur ai.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, prej disa kohësh është në…