Ksamili promovohet në Times Square

16 korrik 2023 | 17:28

Në zonën më të njohur, e cila mbetet dhe një ndër më të frekuentuarat në botë nga këmbësorët, në Times Square u shfaq bukuria shqiptare, Ksamili.

Në këtë ekran gjigand, u prezantua një panorama e plazheve të mrekullueshme të qytezës që nuk kaloi pa tërhequr vëmendjen e shumë kalimtarëve.

Prej vitesh Ksamili, mbetet ndër më të preferuarat nga turistët vendas dhe të huaj për ujërat e tij aq të pastër, e që shumë here për këtë fakt, ka qenë në krye të mediave ndërkombëtare të huaja.

Si këtë vit si asnjëherë më parë, Shqipëria ka zënë vend në artikujt e mediave më prestigjioze ndërkombëtare, si një vend që duhet vizituar patjetër, jo vetëm për bukuritë, por sepse për çmimet ekonomike konkurron Greqinë dhe Kroacinë.

Së fundmi ishte revista e njohur amerikane Tarvel of Path ajo që i vlerësoi plazhet shqiptare, duke i dedikuar një artikull.

Edhe Kryeministri Edi Rama e ka shpërndarë këtë moment në rrjetet e tij sociale./Tv Klan/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar…