![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/08/akreditimi.jpg)
KShC-ja akrediton Fakultetin e Bujqësisë dhe programet në Fakultetin e Arteve
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) ka akredituar Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në Universitetin e Prishtinës.
Lajmin e ka bërë me dije ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Arbërie Nagavci, e cila ka thënë se përveç këtij fakulteti janë akredituar edhe programe të fakultetit të arteve.
Nagavci ka thënë se i mbetet Universitetit të Prishtinës t’i zgjidhë përfundimisht problemet infrastrukturore.
“Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka vazhduar akreditimin për një vit për programet e arteve në Universitetin e Prishtinës dhe akreditimin për një vit për programet e studimit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinës në Universitetin e Prishtinës. Kjo nënkupton që sapo të jenë gati do t’i bëjnë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri akademik si dhe shpalljen e konkurseve për studentë konform legjislacionit në fuqi. Në fillim të këtij muaji, duke u bazuar në Ligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), kam nënshkruar Udhëzimin administrativ për masa afirmative për programet e komuniteteve joshumicë dhe programet e arteve. Universitetit të Prishtinës i mbetet t’i zgjidh përfundimisht problemet infrastruktore të trashëguara me vite. Suksese të gjithë studentëve!”, ka njoftuar Nagavci.