KShC: Ne s’na intereson politika, jemi të pavarur

25 janar 2019 | 16:09

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi,  ka mbajtur takim me anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA në lidhje me mosakreditimin e 40% të programeve në universitetet publike e private.

Në këtë takim ishin rektorët e këtyre universiteteve të cilët të enjten, në këtë komision, vendim e kanë konsideruar joligjor dhe politik, sipas tyre, kanë kërkuar shkarkimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë ose në të kundërtën do të mbajnë greva e protesta.

Anëtarja e KShC-së, Rozafa Koloqi, ka deklaruar se në mbledhjen e djeshme të rektoreve u përmend që ka ndërhyrje politike në këtë këshill, por ajo tha se politika nuk ndërhyn. Sipas saj, nëse kjo ndodh atëherë Kosova nuk mund te jetë pjesë e ENKA-s dhe EQAR-in.“Neve nuk na intereson politika, politika ka marr mesazh që nëse ndërhyn për 700 vjet le ta harron ENKA-n dhe EQAR-in”, u shpreh Koliqi.

Ajo ka deklaruar se e programet që nuk janë akredituar nuk e dëmtojnë studentin sepse studentët mund vazhdojnë studimet por nuk mund të regjistrohen studentë të rinj në atë program.“Këto vendime nuk i afektojnë studentët e regjistruar, ata do vazhdojnë studimet, programi që i është hequr akreditimi nuk kanë të drejtë me regjistruar studentë të rinj ata mund të vazhdojnë”, ka deklaruar ajo.

Kryetari i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Gazmend Luboteni,  ka thënë se këtë vit ka qenë një numër i madh i programeve ku kanë shikuar se a i plotësojnë kushtet e kriteret sipas legjislacionit në fuqi.“Gjitha vendimet janë marrë duke u bazuar në rregullatorin ligjore dhe në këtë proces në mbledhjen e fundit i kemi shqyrtuar disa programe të reja ku kanë qenë 104 programe që kanë hy në vlerësim, 53 kanë qenë nga institucionet publike dhe 51 private”, u shpreh ai.

Luboteni tregoi se janë refuzuar 107 programe, sipas tij, refuzimi ka ardhur për shkak të mos përmbushjes së kritereve. “Arsyeja që janë refuzuar këto programe kanë qenë se nuk i kanë përmbushur kriteret që kërkohen në udhëzimin administrative.

Nuk mundemi me i kaluar programet që nuk i plotësojnë kriteret. Nëse duam ta ngrisim cilësinë e arsimit në këtë vend që nuk është në nivel të duhur kjo është rruga e vetme, e dimë që do jetë e dhimbshme e do ketë kundërshtime e protesta por ajo është çështje tjetër neve na intereson vetëm ngritja e cilësisë. Ne rinisë do i ofrojmë arsimim kualitativ dhe nuk do heqim dorë në asnjë moment”, ka deklaruar ai.

Kryesuesi i Komisionit, Ismajl Kurteshi, ka thënë se rektorët dje kanë paralajmëruar grevë në shenjë proteste për mos akreditimin e disa prej programeve. Ai tha se kërkon nga ta që të sqarojnë arsyen e mosakreditimit dhe nuk dëshiron si komision të bëj ndërhyje tek ky organ.

Kryesuesi i Komisionit, Ismajl Kurteshi, tha se kërkon nga ta që të sqarojnë arsyen e mosakreditimit dhe nuk dëshiron si komision të bëj ndërhyje tek ky organ.“Këshilli Shtetëror i Cilësisë është organ i pavarur dhe ne i respektojmë pavarësinë në marrjen e vendimeve por si çdo organ në këtë shtet duhet të punoj në kuadër të ligjeve dhe për ne si komision nuk ka qëllim me ndryshe apo modifikua qëndrimet tuaja por duam të dimë se ato vendime që i keni ndërmarrë të jenë në pajtueshmëri me ligjet e kriteret me të cilat ju punoni”, u shpreh Kurteshi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Lisen Bashkurti Qysh në krye të herës nuk jam…