KSHZ-ja ia dorëzoi certifikatën Pendarovskit si president në dy gjuhët, maqedonisht dhe shqip
11 maj 2019
| 18:12
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në seancë ia dorëzoi certifikatën Stevo Pendarovskit për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Paraprakisht, KSHZ i publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale në pajtim me të cilat Pendarovski u zgjodh shef i shtetit.
Nesër Stevo Pendarovski do të inaugurohet në seancë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me çka edhe zyrtarisht do ta fillojë mandatin pesëvjeçar.
Artan Grubi, deputet i BDI-së ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se kanë premtuar për barazinë gjuhësore dhe u bë.
“Ju premtuam barazi gjuhësore! U tha, u bë”, ka shkruar ai, duke postuar edhe dokumentin e Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në dy gjuhët: maqedonisht dhe shqip.