KShZ kërkesë shtetit ta rishikojë vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 12 prill
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ), përpara Këshillit të Sigurimit të nesërm të thirrur nga presidenti Stevo Pendarovski në lidhje me përhapjen e koronavirusit, kërkoi nga udhëheqësia e shtetit që ta rishqyrtojë vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill.
Anëtarët e KShZ-së në seancën e sotme theksuan se kjo nuk ka të bëjë vetëm me ditën e zgjedhjeve, por që shumë njerëz janë të përfshirë në këtë proces, të cilët kanë nevojë të komunikojnë me njëri-tjetrin.
Vetëm anëtarë të bordit të zgjedhjeve janë 35 000, ndërsa plotësues janë edhe anëtarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore, ndërsa në organizimin e zgjedhjeve janë të përfshirë gjithashtu një numër të madh i stafit administrativ, teknik dhe logjistik. Duhet të vendosen 3 200 persona nga personeli mjekësor që janë anëtarë të bordit zgjedhore.