…kthehej në shtëpi
04 mars 2022
| 12:28
…kthehej në shtëpi
pahetueshëm,
dorëngrohtë mbi flokët e verdha të fëmijëve, pëshpëriste:
i dua sytë që përzihen me yjtë…, sytë, që përzihen me yjtë!
Dera e oborrit ndante kohërat,
paqe – robëri…
Sa herë kalonte shtegun e avllisë
ikte terri para tij…!
(Ilir Shaqiri)