Kthehen në funksion të plotë sallat e ortopedisë
09 dhjetor 2019
| 13:02
Klinika e Ortopedisë ka kthyer në funksion të plotë sallat operative, pas renovimit të hapësirave të tyre, me kërkesë të inspektoratit shëndetësor.
Në përputhje me rekomandimet, menaxhmenti i SHSKUK-së ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, për të mundësuar rrjedhën normale të punës.
Nga sot, në këtë klinikë, kanë nisur punën të gjitha sallat për operime dhe mjekët po kryejnë intervenime, sipas planit të rregullt operativ.
/Epoka e re/