Kthehen në Kosovë 120 qytetarë nga Turqia

21 prill 2020 | 22:24

Ministri në detyrë i Ambientit dhe Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se në Kosovë kanë arritur 120 qytetarë nga Turqia.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se shumica e të kthyerve kanë qenë në trajtim jashtë vendit.

Ai po ashtu ka thënë se të mërkurën në Kosovë do të kthehen edhe 12 shtetas nga Çekia dhe Polonia.

“Dje kthyem 76 qytetarë nga Zvicra. Në këto orë sapo i kthyem edhe 120 të tjerë nga Turqia. Nesër i kthejmë edhe 12 shtetas nga Çekia e Polonia. Shumica e të kthyerve sonte ishin në trajtim shërues jashtë vendit. Gjendja e tyre shëndetësore ishte alarm për gjithë. Kthimi, ndërsa, është lehtësim i madh për të gjithë ne. Mirë se vini në shtëpi”, ka shkruar Abdixhiku.

Të gjithë të kthyerit sikur edhe në të kaluarën do të dërgohen në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë për 14 ditë, për të shmangur kontaktet me njerëz të tjerë në rast se janë të infektuar me koronavirus.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se presidenti Hashim…