Kthehen në Kosovë 38 bashkatdhetarë që ndodheshin në Slloveni
Në koordinim me institucionet e Republikës së Kosovës dhe me përkrahjen e institucioneve të Republikës së Sllovenisë, të shtunën kemi mundësuar kthimin në Kosovë të 38 bashkatdhetarëve që ndodheshin në Slloveni.
Transporti është organizuar me automjetet e bashkatdhetarëve si dhe me një automjet transporti të udhëtarëve të një kompanie private.
38 qytetarët e Kosovës kanë arritur në vendlindje ku janë pritur nga autoritetet kompetente të Republikës së Kosovës??.
Një falënderim i posaçëm për autoritetet shtetërore të Sllovenisë??, Kroacisë?? dhe të Malit të Zi ?? si dhe për Ambasadat e Kosovës në Kroaci e Mal të Zi, për përkrahjen e ofruar, thuhet në njoftimin që e ka bërë Ambasada e Kosovës në Slloveni.
Me kujdes, Pa panikë!
Tashmë shihen duke hyrë në kufirin Kosovë-Mali i Zi, busët me bashkatdhetarët tanë. Sipas informatave që i ka marr Epoka e re, të gjithë ata do të shoqerohen nga Policia e Kosovës dhe do të vendosen e Qendrën e Studentëve në karantinë.