Kthehen në Kosovë edhe 143 persona nga Gjermania
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka njoftuar se sot nga Aeroporti i Stuttgartit në Gjermani, janë riatdhesuar edhe 143 shtetas të Kosovës.
“Nga fillimi i Pandemisë dhe deri me këtë fluturim, Misioni Diplomatik i Republikës së Kosovës në Gjermani, përkundër të të gjitha vështirësive, ka arritur të kthejë më shumë se 520 shtetas në Kosovë”, ka njoftuar Cufaj përmes faqes zyrtare të Ambasadës së Kosovës në Gjermani.
Ai ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe ka njoftuar se ditëve në vijim do të kthejnë edhe të tjerë.
“Janë edhe qindra tjerë që po presin dhe i lus për mirëkuptim e durim. Dua me këtë rast të shprehi falënderime të veçanta për krejt personelin e Konsullatave të Kosovës në Munih, Stuttgart, Frankfurt, Duesseldorf, Hamburg dhe stafin në Berlin për punën e palodhshme për t’u shërbyer shtetasve tanë në këtë kohë me sfida të pashembullta. Ju faleminderit krejt shtetasve tanë për durimin, sugjerimet dhe kritikat!”, u shpreh Cufaj.
Postimi i plotë nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani:
Sot nga Aeroporti i Stuttgartit në Gjermani kemi riatdhesuar edhe 143 shtetas të Kosovës. Nga fillimi i Pandemisë dhe deri me këtë fluturim, Misioni Diplomatik i Republikës së Kosovës në Gjermani, përkundër të të gjitha vështirësive, ka arritur të kthejë më shumë se 520 shtetas në Kosovë.
Janë edhe qindra tjerë që po presin dhe i lus për mirëkuptim e durim.
Dua me këtë rast të shprehi falenderime të veçanta për krejt personelin e Konsullatave të Kosovës në Munih, Stuttgart, Frankfurt, Duesseldorf, Hamburg dhe stafin në Berlin për punën e palodhshme për t’u shërbyer shtetasve tanë në këtë kohë me sfida të pashembullta.
Ju falemnderit krejt shtetasve tanë për durimin, sugjerimet dhe kritikat!
Beqë Cufaj
Ambasador i Kosovës në Gjerman. (A. M / Epoka e re).