Kthehen në Moskë trupat e gazetarëve të vrarë
05 gusht 2018
| 11:34
Trupat e tre gazetarëve rusë që u vranë në Republikën Qendrore Afrikane, kanë arritur në Moskë pas transportimit nga Parisi.
Maxim Shevchenko, mik me njërin nga viktimat, i ka thënë agjencisë së lajmeve “TASS” se trupat do të ekzaminohen nga hetuesit para kthimit në familje.
Ai ka theksuar se Komiteti hetues rus ka kërkuar dy ditë për hetime. Misioni paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara po ndihmon autoritetet të hetojnë vrasjen e gazetarëve që po incizonin një dokumentarë të grupit paramilitar rus. (Rel)