Kthehen nga muaji i mjaltit, shtëpinë dhe veturën e gjetën të mbështjellë me qese najloni
02 tetor 2018
| 13:59
Jenny dhe Jonathan Minger mbetën të hutuar kur u kthyen në Cheshire të Anglisë, për ta gjetur shtëpinë dhe veturën e mbështjellë me qese najloni. Gruaja 25-vjeçare dhe burri saj një vit më i ri, që ishin në muajin e mjaltit në Cancun të Meksikës, shfrytëzuan një thikë të vogël që ta hapin derën. Pasi pushuan, të nesërmen ata u desh të dalin për ta larguar shtresën që e kishin vënë si mahi shokët e tyre.