Kthehen rezultatet e mostrave për shpërndarjen e Omicron në Kosovë, ministri jep detaje
Nga të gjitha mostrat e dërguara në Gjermani, asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv në variantin Omicron të Covid-19. Këtë e ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi.
“Do të ishte fatkeqësi e madhe nëse i lirojmë ne masat tërësisht dhe mendojmë se ne s’kemi Omicron këtu dhe s’kemi sëmundje të Covidit”, thotë Latifi.
“Nga mostrat e dërguara me 20 dhjetori ne nuk e kemi asnjë Omicron. Ky është lajm që unë e kam marrë sot pasdite”, theksoi Latifi për RTK-në.
Ministri Latifi foli edhe për menaxhimin e pandemisë në Kosovë.
“Unë mendoj se ministri Vitia pavarësisht në cilën qeveri ka qenë, Kurti 1 apo Kurti 2, Ministria e Shëndetësisë dhe Kosova kanë bërë më të mundshmen që kanë mund ta bëjnë me mjetet që i kanë pasur afër vetës”, shtoi ai.
Kurse në 24 orët e fundit në vend janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19.
Për dallim nga muajt e fundit kur numri i të infektuarve me këtë virus ishte çdo ditë thuajse nën 10, sot numri ishte paksa më i lartë.
Në të njëjtën kohë nuk është raportuar për ndonjë viktimë, ndërsa rastet aktive në gjithë vendin janë 322.
Deri më tani në gjithë Kosovën janë vaksinuar 1.659.012 qytetarë.