Kthehen vranësirat dhe shiu në Kosovë
15 prill 2018
| 20:20
Pas motit të ngrohtë që mori në Kosovë ditëve të fundit, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), në ditët në vijim pritet të mbajë mot i vranët.
Nga e hëna deri të mërkurën, moti do të përcillet me erëra dhe riga shiu që vende-vende do të jetë në intensitet mesatar. “Si pasojë e luhatjeve të temperaturave dhe këtyre erërave gjatë gjysmës së parë të javës do të ketë kushte edhe për shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHK-së.