Kthehet moti i acartë, temperaturat do të bien deri në -15 gradë
25 shkurt 2018
| 08:01
Stina e dimrit u tregua e mëshirshme deri më tani, por nga sot gjithçka do të ndryshojë.
Sipas parashikimit të motit, fundi i muajit shkurt do të shënojë dimrin e vërtetë.
Gjatë ditëve të ardhshme parashikohet që temperaturat të shkojnë deri në minus 14 gradë celsius.
Më së ftohti do të jetë të martën dhe të mërkurën, kurse nga e enjtja do të ketë prapë ngritje të temperaturave.
Bashkë me reshjet e borës, gjatë fillimit të javës temperaturat minimale do të sillen nga -5 deri në -15 gradë celsius.