
Kthesë e papritur, Kina mund të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në Ukrainë
22 mars 2025
| 20:35
Përfaqësuesit kinezë kanë zhvilluar bisedime jozyrtare në Bruksel, duke hetuar se si do të reagonin vendet evropiane ndaj kësaj ideje, – raporton Welt am Sonntag.
Sipas diplomatëve në Bruksel, përfshirja e Kinës mund të rrisë shanset që Rusia të pranojë vendosjen e forcave paqeruajtëse në Ukrainë.
Ky zhvillim vjen pas përpjekjeve të vazhdueshme për të gjetur një zgjidhje paqësore për konfliktin, që ka shqetësuar komunitetin ndërkombëtar për më shumë se dy vite.