KTHIMI

11 mars 2021 | 15:56

ELIFE LUZHA

Me rreze yjesh rimova këngën time
Viteve të zehërta degdisur në mërgim
Ankthin e rënies ndjerë e kam gjer në rrënjë
Rrathëve të ajrit ngulfatur me durim

Dhe ja tek jam tani përballë teje malli im
Guri i sertë i pritjes para kumtit hesht
Peshë e halleve tua shpresën ma gurëzon
Djallëzitë kthinave danteske gjarpërojnë

Ti balldiell shndrit në rrugëtim me parzëm mprehur
Mijëra vjet logjeve dardane lumit gjakut jemi rritur

Heu Kosovë këngë e paepur përjetësie ta puthi ballin
Je bardhësi e agut ajër që frymon shqim dejve të mi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën Infektive të QKUK-së, nga dita sotme është lëshuar…