KTHIMI I ASKUSHIT
27 nëntor 2020
| 09:04
BISLIM ELSHANI
KTHIMI I ASKUSHIT
Monstra te kufiri
Na i merr targat e traktorëve,
letërnjoftimet, pasaportat, vizat,
për të na lënë pa identitet,
që të endemi si fantazma nëpër botë
Aq më keq për të, se kur një ditë
të kthehemi si Uliksi në atdhe,
e t’ia shpojmë me urë syrin prej çiklopi
dhe ai të ulërijë nga dhimbja e të thërrasë:
“Kush ma bëri?”
Do t’i themi:
ASKUSHI…
(Prill, 1999)
(Kjo poezi është botuar në sprovën për antologji “Dritë mbi plagë”, botuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, Gjenevë, 2020. Në ditët në vijim, duke nisur nga 13 nëntori, në gazetën “Epoka e re”, në portalin online të saj dhe në formatin Pdf po të saj, për çdo ditë do të botohen poezitë e autorëve të botuara në këtë përmbledhje)