Kthimi i Ramiz Cërnicës në Gjilan

18 dhjetor 2022 | 22:48

Xhevat Xh. Latifi

1.

Në përthyerje të vitit 1944 Gjilani, do të përjetojë Netët e Bartolomeut, me vrasjen dhe masakrimin e mijëra qytetarëve nga çetniko-komunistët serb. Burra dhe gra që kuptuan mashtrimin do vriten e burgosen edhe për vite e decenie nga shteti që ndërtuan socnacionalistët serb.
Epika e një burri si Ramiz Cërnica, është e ngritur mbi këtë leksion – Kombet që nuk mësojnë nga historia paguajnë tagrin e përsëritjes!
Tribuni që po përfaqësonte vullnetin e popullit e kishte kuptuar mirë këtë lekcion të historisë andaj në Kuvendin e Prizerenit, do të shoshte “Jo me Sërbinë”.

2.

Ai e dinte se mund ta paguante me kokë, por afshi i urtësisë dhe largpamësisë prej burri nuk mund të pranonte me vullnet, me votë parlamentare ndarjen e kësaj pjese të etnisë.
Historia i ka dhënē të drejtë kësaj mendje të ndritur të kombit.
JO-ja e Ramiz Cernicës, më 1945 kundër aneksimit të Kosovës me Serbia e ka pasur, e ka dhe do ta ketë peshën dhe rëndësinë e vet historike kombëtare si një dëshmi të një kombi që pasqyron pjekurinë e vetë politike për shtetndertim.
Ramiz Cërnica, është simbol i shkrirjes së vullnetit deri në flijim, i guximit dhe urtësisë që haptas të deklarojë me çmimin e jetës, edhe pse i rrethuar nga aparati i dhunës shtetërore jugosllave, Ai është kundër aneksimit të Kosovës nga ana e Serbisë, duke shprehur njëkohësisht vullnetin e popullit të Kosovës për bashkim me Nënë Shqipërinë, që ishte premtuar në Konferencën e Bujanit.


3.

Për atdhedashurinë, për largpamësinë politike të Ramiz Cërnicës, më kishte folë edhe babai im, ndryshe nga ajo që fliste nomeklatura politike e kohës.
Shqiptarët që kurrë nuk i kishin besuar socializmit pansllavist, gjeneratë pas gjenerate mbajtën gjallë ëndrrën e bashkimit të Kosovës me Shipërinë.
Ata kanë ruajtur në gji JO-në, e Kuvendit të Prizrenit, e në Bacën Ramiz, panë urtësinë, udhërrëfyesin e hartës kombëtare që kulmoi në vitin 1999 me Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe aleancën e botës demokratike në ballë me SHBA-në.
Historia e parlamentarizmit tonë , para dhe pas shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në figurën dhe personalitetin emblematik të Ramiz Cërnicën e ka ekzemplarin unik për ta shkruar mbamendjen e çdo deputeti, se si shprehet dhe mbrohet vullneti i e popullit për liri.
Dhe kur po afrohen ditët për tu vendosë shtatorja e Ramiz Cernicës në Gjilan, Ai plis bardhë që duket në panonë mbi godinën e Kuvendit Komunal dikur ish-Gjykatës, ku janë pre fatet e njerëzve që e donin lirinë. Qyteti është mbushur me pëllumba që biejnë në tokë e ngritën me lojën e dashurisë që lekundin nga krahët.
Ky vend plis bardhësh krejt çka kanë dashur gjatë historisë eshtë paqja!

18 dhjetor 2022
Gjilan

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Të dashura dhe shumë të nderuara familje të…