Kthimi i Rusisë minimizon gjasat e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës

01 korrik 2019 | 08:13

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adri Nurellari, ka bërë me dije se kthimi i Rusisë në Këshill të Evropës minimizon gjasat e Kosovës për t’i siguruar votat e duhura në Asamblenë Parlamentare (PACE) të kësaj organizate.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se Kosova ka pasur një shans historik për ta nisur procesin e anëtarësimit në këtë organizatë gjatë kohës kur Rusia ishte jashtë saj.

Nurellari e ka dënuar kthimin e Rusisë në Këshill të Evropës, duke theksuar se kjo situatë tregon se Evropa ka rënë pre e shantazhit të Rusisë.

Sipas tij, kjo dëshmon se Evropa nuk është më e njëjta.

“Kjo situatë jo vetëm se tregon se Evropa ka rënë pre e shantazhit, por dëshmon edhe që Evropa nuk është më e njëjta. Pra, duket qartazi se ndryshimet e fundit tektonike që kanë ndodhur me klimën e opinionit dhe sistemet partiake të vendeve kryesore evropiane po japin impaktin e tyre në orientimin e Evropës për sa iu përket parimeve dhe vlerave të demokracisë dhe lirisë. Konkretisht, kjo zmbrapsje nuk duhet parë vetëm si një inferioritet ndaj kërcënimit të Rusisë, por edhe si një dëshmi që konsolidimi i partive jokonvencionale populiste të ekstremit të majtë e të djathtë ka ndryshuar edhe kompozimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka thënë Nurellari.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaçi, ka…