Kthimi i Trumpit apo fitorja e Harrisit? Ballkanin mund ta presin ndryshime, thotë Joseph
Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në ShBA, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ka folur për ndikimin që mund ta ketë rezultati i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara në Ballkanin Perëndimor.
Joseph ka thënë se rikthimi i mundshëm i Donald Trumpit në presidencë, mund të çojë në ndryshime drastike në politikën e jashtme të ShBA-së.
Në atë rast, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e një marrëveshjeje me Rusinë për Ukrainën, që, siç ka thënë do të ndikonte drejtpërdrejt në Ballkan.
Për fitoren e mundshme të Kamala Harrisit nuk është i sigurt se çfarë do të sillte, por, sipas tij, do të ishte e rëndësishme që Harris ta adresonte “paradoksin ballkanik”.
“Pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Perëndimi është më i fuqishëm dhe më i bashkuar dhe Rusia është më e dobët dhe më e izoluar, ndërsa situata në Ballkan është përkeqësuar. Ky është paradoksi ballkanik”, ka thënë Joseph.
Ai ka folur edhe për vizitën e shefit të CIA-s, William Burns, javën e kaluar në disa vende të Ballkanit.
Intervistën e plotë mund ta lexoni: KËTU