Ku do të dalë Erdogan me këtë deklaratë: “Amerika nuk i ndihmoi Kosovës të sigurojë më shumë njohje”
Bashkimi Evropian e ka kritikuar Turqinë për përpjekjet e saj për ta bërë Qipron Veriore si vëzhguese së Organizatës së Shteteve Turke, e teksa ka kritikuar BE-në, Ministria e Jashtme e Turqisë ka përmendur edhe njohjet ndërkombëtare për Kosovën.
Sipas Ankarasë “Kosova ka ngecur në më shumë se 100 njohje sepse Amerika ka pushuar së mbështeturi”.
“Numri i vendeve që e njohin Kosovën ka kaluar 100 dhe aktualisht është rreth 120. Megjithatë, ai ka mbetur në atë nivel sepse, për fat të keq, Amerika nuk e ka përkrahur”, thuhet në komunikatë, transmeton Daily news.
Gjatë komuniikatë theksohet se Turqia do të bëjë gjithçka që Qipro Veriore të njihet si shtet. Bashkimi Evropian nuk e ka bërë këtë.
“BE e ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur, duke përfshirë edhe nivelin më të lartë politik, se BE-ja njeh vetëm Republikën e Qipros si subjekt të së drejtës ndërkombëtare, në përputhje me rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ishte thënë në një komunikatë të BE-së.
Qipro është një nga pesë shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Por vetë vendi është në një kontest në mes Turqisë dhe Greqisë.
Në anën tjetër, Turqia vazhdimisht ka thënë se ka lobuar për njohje të Kosovës. /Express