Ku do të mbetet Daçiqi? Vuçiqi jep sinjale se mund ta lë jashtë pushtetit

04 prill 2022 | 11:50

Ivica Daçiq ka arritur një rezultat më të mirë se sa pritej në zgjedhjet parlamentare të Serbisë me rreth 12 për qind të votave, por ai jo vetëm që ndoshta nuk do të jetë kryeministër, por mund të mos jetë as pjesë e qeverisë së re në Serbi.

Këtë e la të kuptohet edhe kreu i Partisë Progresive Serbe dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në deklaratat e mbrëmshme në fjalimin e tij të fitores, shkruan agjencia kroate e lajmeve, “Index”.

I pyetur nga një gazetar se “të gjithë thonë se Ivica Daçiq është kryeministri i ri serb”, Vuçiqi fillimisht është përgjigjur: “Të lutem?”, dhe kështu ka provokuar të qeshurat e mbështetësve të partisë së tij.

I pyetur sërish, Vuçiqi është përgjigjur mjaft nervoz: “Epo, nëse të gjithë po flasin…”

Por më pas, ai ka treguar edhe më qartë se sa nuk i pëlqen ideja që Daçiqi të jetë kryeministër në qeverinë e re serbe.

“Shikoni për çfarë po flasim ne populli, flasim për një listë që ka marrë katër herë më shumë vota se dikush. Pra, jo katër për qind, jo 14… Të mos flasim për zgjedhjet parlamentare, se kemi më shumë se 30 për qind më shumë se të dytët. E kuptoni për çfarë shifra po flasim, për çfarë ndryshimi?”, ka thënë Vuçiqi dhe më pas i bëri thirrje anëtarëve të partisë së tij që ta hapin shampanjën, duke shtuar se nuk mund t’u përgjigjet më pyetjeve.

Për deklaratat e Vuçiqit mbrëmë është pyetur edhe Daçiqi.

“E kam parë konferencën e presidentit Vuçiq. Besoj se fituam së bashku në Beograd. Shpresoj se do të bashkëpunojmë, por i takon Vuçiqit të vendosë”, ka thënë ai.

Vuçiqi dhe Daçiqi, secili më nacionalist se tjetri, kanë bashkëpunuar për shumë vjet në një politikë që noton në mes Rusisë dhe BE-së, pa u qortuar asnjëherë seriozisht për këtë nga Brukseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulejman Krasniqi shpall te pavlefshme dëftesat e klasës 1-9 shkolla…