“Ku i ke gjetur lekët?” Ish-banorja e BB VIP u përgjigjet të gjithë atyre që e pyetën për ‘shtëpinë luksoze’: Është 1+1 dhe…

24 mars 2022 | 12:58

Pak ditë më parë, Beniada Nishani, tregoi se tashmë e kishte gjetur shtëpinë që po kërkonte në Tiranë. Ishte vetë modelja e njohur ajo që e zbuloi atë përmes një postimi në rrjetet sociale.

E menjëherë në rrjet u komentua që ish-banorja e “Big Brother VIP” ka blerë një shtëpi luksoze. Por Beniada ka treguar së fundmi se në fakt është me qira dhe është 1+1.

“Unë mora një shtëpi në Tiranë. Realiteti është që është një shtëpi me qira 1+1. Se kam blerë akoma, nuk është shtëpi luksoze por duhet pak sakrificë. Nuk më intereson të kem një shtëpi luksoze, por të kem një shtëpi të lezetshme. Shumë veta më shkrujatën ku i ke gjetur lekët, ta dini që po e paguaj me qira”, ka rrëfyer Beniada mbrëmë teksa ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.

“Ku i ke gjetur lekët?”/ Ish-banorja e BB VIP u përgjigjet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimoviq ndjen pak ankth kur fillon e mendon për…