‘Ku ishte Arbëri kur e kam mbështetur LV-në në Prizren?’, Duda Balje thotë se nuk kanë ndryshuar qëndrim

25 prill 2025 | 10:38

Deputetja Duda Balje, ka bërë me dije se nuk ka ndryshuar qëndrim, pra që të qëndrojnë në opozitë.

Ajo ka pasur kritika për Arbër Rexhajn.

“Ne nuk e ndryshojmë qëndrimin. Kam dëgjuar një debat dje me z.Arbër Rexhaj. Më vjen shumë keq se ai është prej Prizrenit dhe jemi një qytet. Po dua me pyet Arbërin kur kemi votuar për LV-në në nivel lokal me përkrahë, kur kam votuar katër vjet për qeverinë Kurti 2, ku ka qenë Arbëri me thënë një faleminderit? Ministritë kanë qenë veç propozim, më nuk kemi pasur takim”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besnik Tahiri B.I. Shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me…