Ku janë 177 milionë euro të premtuara nga Albin Kurti për investim në Trepçë?
Bekim Haxhiu, deputeti i PDK-së, ka një pyetje për kryeministrin Kurti.
Ai ka pyetur atë se ku janë 177 milionë euro të premtuara për investim në Trepçë.
“Dënimi i minatorëve për grevë është në kundërshtim me Ligjin për Grevat, dënimi kolektiv i minatorëve është shkelje Kushtetuese” ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Menaxhmenti i Trepçës i emëruar nga Qeveria Kurti, nuk ua paguan pagat me kohë minatorëve.
Kur ata i kërkojnë pagat për punën e tyre, menaxhmenti i dënon minatorët grevistë.
Kështu me minatorët nuk është sjellë as regjimi i Millosheviqit.
Minatorët nuk ka arritë me i nënshtru Serbia dhe nuk mund t’i nështroj as menaxhmenti i emruar nga Qeveria “Zdravo”.
Dënimi i minatorëve për grevë është në kundërshtim me Ligjin për Grevat, dënimi kolektiv i minatorëve është shkelje Kushtetuese.
Ku janë 177 milion euro të premtuara nga Albin Kurti për investim në Trepçë?
P.S
Deklarata e Albin Kurtit për Trepçën me 31.01.2015 në Koha Ditore:
Albin Kurti: “Trepça ka nevojë që t’i shtohet vlera përmes investimeve. Në bazë të ekspertëve të Vetëvendosjes, nëse investohen në Trepçë, është një kalkulim i gjatë, 177 milion euro, atëherë nga eksporti i metaleve të përpunuara dhe gjysmë të përpunuara qysh në vitin e parë do të mund të merrnim 450 milion euro, sipas çmimeve të tregut botëror që janë sot.”