Ku janë gazetarët armiq?

26 janar 2025 | 12:01

Milazim Krasniqi

Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe pas tij edhe mujsharë të tjerë të LVV-së u kanë shpall luftë gazetarëve. Kanë filluar t’i etiketojnë e fyejnë rëndë. Kjo është një sjellje e ulët dhe e turpshme. Sa për ilustrim, po u rrëfej këtë përvojë të këtyre ditëve: po e lexoj (me laps) librin “ Presidenti Rugova në shtypin italian e gjerman” të përgatitur për botim nga Bejtullah Destani, i cili pati mirësinë e ma dhuroi një ditë këtë libër. Shumë nga tekstet e gazetarëve kanë pasaktësi, në disa raste drastike. Kjo ndodhë zakonisht për shkak të mungesës së burimeve, kohës së shkurtër të raportimit, politikës editoriale, etj. Sipas një hulumtimi të mëhershëm të Universitetit të Oregonit (SHBA), 60% e teksteve të The Nju Jork Tajmsit e të The Washington Postit, në kohën e hulumtimit, u kishin rezultuar që kishin elemente të pavërteta. Por askush nuk i ka shpall ata gazetarë armiq. Gazetarët nuk janë armiq askund. Duke qenë autorë ata e dinë se nuk fshihet asgjë. Prandaj jam i bindur se nuk ka profesion më transparent se sa gazetaria. Gabimet në punë në këtë profesion janë të pashmangshme. Por mund të shmangen me demante, me pjesëmarrje në debate, me transparencë e jo duke u fshehur si iriqi. Mos harroni: ata që i fyejnë e luftojnë gazetarët sot, nëse fuqizohen me pushtet, nesër mund të fyejnë e luftojnë edhe mjekët, infermierët, mësuesit, prokurorët, pensionistët, secilin që ua prish terezinë. Ajo gjendje mandej quhet fashizëm. Fashizmi i ka cak të parë të sulmit mediet dhe gazetarët. Prandaj fashizmi duhet të luftohet para se të instalohet. Nëse instalohet, mandej nuk çmontohet pa gjak. Koncentrohuni!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 55, Valon Grabovci,…