Ku ka mbetur BE-ja?

19 korrik 2020 | 20:08

Zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri ka thënë se u bënë dy vjet kur Komisioni Evropian konfirmoi se Kosova përmbushi të gjitha obligimet e veta si qeveri e shtet për liberalizim të vizave.

Tahiri ka theksuar se para kësaj date ka pasur shumë premtime dhe zotime nga BE-ja, por edhe sot e kësaj dite nuk kemi liberalizim.

“Mos të harrojmë se Kosova mbetet vendi që ka kaluar më së shumti kohë nga vlerësimi se i kemi përmbushur kriteret deri në liberalizimin e plotë. Çka të thuhet veç se çka është tepër është!!”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në cilësi të avokatëve mbrojtës, vëllezërit Gent dhe Blendi Gjini…