Ku rrëshqiti Albin Kurti

26 tetor 2023 | 16:12

Pjesë e shkëputur nga opinioni i Behxhet Shalës me titull “Mjeranët dhe llaskucët e pushtetit!”

Nga: Behxhet Shala

Ku rrëshqiti Albin Kurti: Albin Kurti i dikurshëm është e kundërta e Albin Kurtit të sotëm. Jo vetëm në pamjen fizike, më së paku në pamjen fizike. Nëse dikush thotë se Albin Kurti dikur nuk ishte në gjendje të sakrifikohej për lirinë e Kosovës, nuk e thotë të vërtetën, gënjen shumë. Nëse dikush sot thotë se Albin Kurti është i gatshëm ta sakrifikojë pushtetin për interes të përgjithshëm, nuk e thotë të vërtetën, gënjen shumë! Sot në personalitetin e Albin Kurtit e keni të njëjtësuar personalitetin e dr. Xhekilit, e vërteta dhe mashtrimi. Këtë më parë asnjëherë nuk do ta besoja sepse e njihja Albinin nga afër, një kohë të gjatë. Mendoja se e njihja e po del se ia kam njohur vetëm ambalazhimin dhe jo përmbajtjen. Kur Albin Kurti ndau rrugët me Bacën Adem Demaçi, mori fund parahistoria e tij kombëtare. Kur Albin Kurti publikisht kërkonte që bartësit e luftës së Lavdishmes Ushtri Çlirimtare të Kosovës të arrestohen dhe të dërgohen në Hagë mori fund historia e tij morale. Kur Albin Kurti integroi, sistemoi dhe i shpërbleu ish rrogëtarët e Jugosllavisë dhe të Serbisë në me krye Jeton Qurroin u noterizua e vërteta se jo liria dhe pavarësia e Kosovës por pushteti dhe vetëm pushtet ishte synimi, qëllimi dhe gjakimi “patriotik” dhe “kombëtar” i Albin Kurtit. Albin kurti e mori pushtetin në periudhën më të lehtë se të gjithë paraardhësit e tij; Kosova ishte shtet i pavarur dhe i pranuar nga më shumë se 100 shtete, kishte një infrastrukturë rrugore më të mirën në Ballkan, kishte një situatë sociale të qëndrueshme, kishte shkolla dhe objekte arsimore të ndërtuara për të përmbushur nevojat, nuk kishte reduktime të rrymës, u formua një Polici e Kosovës ndër më profesionalet në Ballkan, e kishte formuar një infrastrukturë ushtarake me profesionistë dhe atdhetarë me shpresë se do të bëhej ushtri e vërtetë dhe zhvillime të tjera që ishin shumë afirmative krahasuar me kohën e shkurtër për një shtet normal. Albin Kurti e trashëgoi Asociacion Zajebnicën si marrëveshje ndërkombëtare dhe të votuar në Kuvendin e Kosovës. Në momentin kur u betua si KM i Kosovës dhe i vënë në dijeni se nuk mund ta zhbëjë këtë marrëveshje, Albin Kurti është dashur t’i drejtohet qytetarëve duke ua bërë me dije se e ka datyrim kushtetuse t’i zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare. Askush nuk do ta gjykonte për këtë sepse këtë marrëveshje e kishte të trashëguar, jo që e kishte bërë vet. Duke u bërë më katolik se Papa e solli një situatë ku, përveç Asociacion Zajebnicës po detyroeht ta pranojë edhe vetmenaxhimin dhe shtetin e kishës serbe në Kosovë. Këtyre detyrimeve nuk ka mundësi t’i shmanget, as Albini e as ata që eventualisht do ta trashëgojnë në pushtet. Dikush po thotë se Albini për të mos e zbatuar marrëveshjen kriminale të Brukselit dhe të Ohrit do të jepë dorëheqje. Nuk e besoj në asnjë variant. Por, nëse Bajrami bie në Ramazan, Albini kurrë më nuk do të jetë në krye të Qeverisë, nuk do ta ketë mundësinë e tretë për të udhëhequr qeverinë. Albin kurti është në situatë, jo për t’i penguar dëmet e pashmangshme për Kosovën që dalin nga propozimet e Pesëshes së Madhe, por krejt shkathësia e tij duhet të përqëndrohet që këto dëme të jenë sa më të vogla dhe sa më të përballueshme. Dhe, për këtë duhet të përkrahet për faktin se të gjithë ne, për mosveprim apo veprim të dëmshëm kemi kontribuar për këtë gjendje. Albin kurti por as edhe të tjerët më nuk mund të luajnë në Kartën e Banjskës, është e djegur tashmë, vet i vumë flakën me mosdije dhe me mburravecëri, në kurriz të atyre që u sakrifikuan. Duhet të largohet retorika e luftës sepse qyqarët dhe zuzarët nuk e bëjnë këtë, sidomos jo këta “pllazmakeksat” e kontrabanduar në LV. Albini duhet të bëhet i sinqertë para opinionit nëse i duhet përkrahja. E se i duhet përkrahja, madje jetësisht i duhet, kjo nuk diskutohet. Edhe një menaxher i mirë i ËC-së publike është më i sinqertë me klientelën e vet, se që është Albin Kurti me qytetarët e Kosovës, menaxheri i mirë tregon klientelës orarin e punës dhe çmimin për shërbime që ofron ndërsa KM i Kosovës nuk na tregon asgjë, madje as çmimin që duhet ta paguajmë. Nëse vjen puna me rreh pyka – pykën, çmimin nuk do ta paguajnë projugosllavët dhe prosërbët e Albinit që më së shumti thërrasin për luftë por ata që gjithmonë e dëshmuan gatishmërinë për sdakrificë kur e kërkon atdhe, pavarësisht moshës apo gjendjes shëndetësore që e kanë e që më së shumti po injorohen nga Albini e sidomos nga picimula që aksidentalisht kanë poste që as në ëndërr nuk do i shihnin! Përkraheni Albinin nëse ai kërkon përkrahje, në të kundërtën përgjegjësia do të bjerë mbi të gjithë. Nuk bëhet opozitarizëm duke shitur dhe shërbyer qershija të pëshurrta por duke mos lejuar që ato qershi të pshurren.

MJERANËT DHE LLASKUCËT E PUSHTETIT!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi amerikan, Mike Johnson, është zgjedhur nga kolegët e tij…