Ku do ta presin Vitin e Ri, liderët e Kosovës (Video)
Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj vitin e ri do ta festojë me familje në vendlindjen e tij, në Gllogjan.
Në shtëpinë e prindërve do të festojë edhe kryetari i Kuvendit dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Kabineti i kreut të Kuvendit ka thënë për “RTV Dukagjini” se Veseli preferon që si edhe në të kaluarën, netët festive të vitit të ri t’i kalojë me familje te prindërit e tij në Mitrovicë.
Me familje do të festojë edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Zyra e kreut të LDK-së bëri të ditur se Mustafa, Vitin e ri do ta pres në shtëpi, me familje, “me nipa e mbesa”.
Viti 2017 përfundon të dielën mbrëma, ndërsa në Kosovë deri më tani ka hyrë mbi 23 mijë kilogram mjete piroteknike, të cilat do të përdoren gjatë kësaj feste.