Kualifikimet për ‘Euro 2022’, Portugalia regjistron fitoren e tretë

17 qershor 2023 | 22:59

Kombëtarja e Portugalisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të përzgjedhurit e Roberto Martinez triumfuan sonte ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Kjo ndeshje i takoi xhiros së tretë në Grupin J.

Ndeshja e zhvilluar në “Estadio da Luz” përfundoi me rezultatin 3:0. Bernardo Silva (44’) dhe Bruno Fernandes (77’, 90+3’) shënuan për fitoren e portugezëve.

Portugalia pas kësaj fitore ka 9 pikë dhe prin në grup, me dy pikë më shumë se Sllovakia. Bosnjë-Hercegovina është e katërta me tri pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte muaji nëntor i vitit 2021, kur Taulant Xhaka deklaroi…