
Kualifikimi në Botëror, KOK-u shpërblen Kosovën U18
25 prill 2025
| 12:38
Komiteti Olimpik i Kosovës ka shpërblyer me 6 mijë euro Përfaqësuesen e Kosovës në hendboll për grupmoshën U18, për kualifikimin në Kampionatin Botëror U-19, që këtë vit mbahet në Kajro të Egjiptit. Vendimi u mor nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, në mbledhjen e mbajtur mbrëmë.
“Djemtë e U18 fituan turneun ‘IHF Trophy Intercontinental’, të mbajtur në Prishtinë, duke siguruar biletën për Botëror. Me shumën e njëjtë, KOK-u kishte shpërblyer vitin e kaluar edhe Përfaqësuesen e vajzave U-17, të cilat po ashtu ishin kualifikuar në Botërorin e mbajtur në Kinë”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.