Kualifikohen Argjentina dhe Polonia
Argjentina dhe Polonia janë dy ekipet që janë kualifikuar për në raundin tjetër të Kupës së Botës. Kombëtarja Albiceleste fitoi me lehtësi 2-0 ndaj Polonisë.
Në pjesën e parë dominimi ishte i madh, por portieri Szczesny ishte i jashtëzakonshëm me pritjet e tij. Portieri i Juventusit shkaktoi penallti në minutën e 38-të pas një faulli ndaj Messit, por më pas do të bënte një pritje shumë të bukur ndaj tij, duke e ndalur nga pika e bardhë.
Në fillimin e pjesë së dytë, do të zhbllokohej dhe ndeshja. Molina del mjaft mirë në krahun e djathtë dhe kroson në zonë, atje MacAllister me një goditje të saktë mposht portierin e polakëve. Argjentina dyfishoi avantazhin ndaj Polonisë në minutën e 67-të. Sulmuesi Alvarez realizoi një gol të bukur duke përfituar nga hezitimi i mbrojtjes polake.
Meksika është eliminuar vetëm për shkak të diferencës së golave, pasi do të merrte një fitore 2-1 ndaj Arabisë Saudite. Në fillimin e pjesës së dytë do të realizonin 2 gola për 5 minuta, Henry Martin do të zhbllokonte shifrat në minutën e 47-të pas një goditje nga këndi. Në minutën e 52-të, Luis Chavez realizoi një super gol nga goditja e dënimit. Në fundin e ndeshjes kur pritej goli i tretë, Araia Saudite shkurtoi shifrat me Al Dawsari.