Kualifikohen edhe Prizreni dhe Flamurtari
17 nëntor 2022
| 15:04
Prizreni dhe Flamurtari janë dy skuadrat që sigurojnë kalimin në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës pas vazhdimeve.
Prizreni ka mposhtur 2-0 Istogun në vazhdime, duke mos lënë që ndeshja të vendoset në penallti.
Ndërsa Drenica u mposht pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 7-8 nga Flamurtari, ndërsa koha e rregullt dhe ajo pas vazhdimeve u mbyll me barazim 2-2.