
Kualifikohen Italia dhe Uellsi
20 qershor 2021
| 19:52
Nga Grupi A në fazën e dytë janë kualifikuar Italia dhe Uellsi. Në fakt, Italia e mbylli fazën e grupeve në vendin e parë, pasi e mposhti Uellsin me rezultat 1-0.
Në minutën e 39-të, Matteo Pessina shënoi golin e fitores për italianët. Uellsi luajti nga minuta e 56-t pa një futbollist, pas Ethan Ampadu u ndëshkua me karton të kuq.
Italia grumbulloi 9 pikë, kurse Uellsi 4 pikë.
/Epoka e re/