Kualifikohen Kolumbia dhe Japonia
28 qershor 2018
| 17:59
Nga Grupi H në 1/8 e finales janë kualifikuar Kolumbia dhe Japonia.
Kolumbia e ka mposhtur Senegalin me rezultat 0-1, kurse golin e vetëm e shënoi mbrojtësi i Barcelonës, Yerry Mina (74). Kolumbianët janë të parët në grup me 6 pikë dhe presin skuadrën e dytë nga Grupi G.
Japonia në ndeshjen tjetër pësoi humbje nga Polonia, por është kualifikuar tutje si e dyta në grup. Jan Bednarek (59) ishte shënues i vetëm në këtë ndeshje.
Sonte nga ora 20:00 zhvillohen dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve.
/Epoka e re/