Kualifikohet Dortmund, Milani dhe Arsenali
22 shkurt 2018
| 23:09
Ndeshja më e fortë e mbrëmjes në Ligën e Evropës ishte ajo mes Atalantas dhe Borussia Dortmund.
Gjermanët në fund dolën triumfues, pasi shënuan një gol në limitet e lojës. Ndeshja ishte shumë e fortë dhe goli i avantazhit u shënua nga vendasit e me anë të Toloi në fillim të pjesës së parë. Një rezultati që do të shihte italianët të kalonin në 1/8-at por goli i Marcel Schmelzer i prishi ëndrrat e Atalantas së Etrit Berishës.
Arsenali ka pësuar humbje nga Oestersunds FK (1-2), por është kualifikuar falë fitores në ndeshjen e parë. Fitore ka shënuar Milani ndaj Ludogorets (1-0). Ndërsa Valon Berisha më golin e shënuar nga penalltia i ka siguruar kualifikimin Salburgut që e mposhti Real Sociedadin e Januzajt 2-1.