Kualifikoi Shqipërinë në ‘Euro2024’ – Rama i akordon ‘Shqiponjën e Artë’ trajnerit Sylvinho
Kryeministri Edi Rama i ka akorduar çmimin “Shqiponja e Artë” trajnerit të kombëtares Sylvio Mendes Campos Júnior.
Në fjalën e tij Rama deklaroi se Sylvinho është i pari që e merr këtë çmim pa qenë i nacionalitetit shqiptarë. Por këto Rama theksoi se shumë shpejt Sylvinho do të bëhet me pasaportë shqiptare, për shkak se kualifikoi kombëtaren në Kampionatin Evropian. Ndërkohë që Silvinjo nga ana tjetër ka falenderuar futbollistët e kombëtares që arritën kualifikimin.
Rama: Kjo është një shqipojnë e destinuar për të gjithë shqiptarët specialë, jo specialë sepse të gjithë shqiptarët janë specialë, por për shqiptarët që janë më shumë specialë sesa specialët. Ti je i pari joshqiptar që po e merr Shqiponjën e Artë, por jo për çfarë ke bërë, por sepse je një shqiptar që po lind. Me shqiponjën e Artë të njoftoj se shumë shpejt do të kesh nënshtetësinë shqiptare.
Sylvinho: Para së gjithash doja të falënderoja të gjithë futbollistët e kombëtares shqiptare. Pa harruar sigurisht edhe stafin e Federatës. Faleminderit të gjithëve, pa ju nuk do ishte e mundur të isha këtu dhe të merrja këtë çmim që për mua është një nder i madh.