Kualifikuese Euro 2020: 20 skuadra kombëtare zbresin në fushë mbrëmjen e sotme

16 nëntor 2019 | 14:19

20 skuadra kombëtare do të zbresin në fushë mbrëmjen e sotme, për të fiksuar objektivat e tyre. Adrenalinën më të madhe e kanë ndeshjet e grupi C me Hollandën e Gjermaninë të ndaluara të gabojnë, por për të mos u humbur është edhe beteja për kreun e grupit i ku Rusia do të presë Djajtë e Kuq të Belgjikës.

Grupi C
Me 15 pikë, po aq sa Hollanda që kryeson me diferencë golash, Gjermani duket se e ka të thjeshtë të presë biletën për në Euro 2020 kur të presë në shtëpi Bjellorusinë. Skuadra e Loë ka vetëm një humbje (kundër Hollandës) dhe ka mbrojtjen më të mirë të grupit me 6 gola të pësuar në po aq ndeshje. Problem për bjellorusët duhet të jetë makineria gjermane e golave (20) përballë një reparti difensiv që ka bërë më mirë vetëm se Estonia. Ajo që rrezikon të befasohet kur ka kryesuar gjatë është Hollanda. Transferta e Irlandës së Veriut është vendimtare, me vendasit që kanë 12 pikë dhe me një fitore do të barazonin “tulipanët”, megjithëse në ndeshjen e fundit duhet të luajnë kundër Gjermanisë.

Grupi E
Për tu futur në lojë për kualifikimin Sllovakia duhet të bëjë goditjen e madhe në Kroaci. Nënkampionët e botës, në krye me 14 pikë, duhet të përfitojnë nga fakti se Hungaria ndjekëse, me dy pikë më pak, nuk do të luajë. Nga pauza e tyre kërkojnë të përfitojnë sllovakët me 10 pikë, por të detyruar të fitojnë në Kroaci. Në ndeshjen tjetër Uellsi është shumë larg për të shpresuar, por në Azerbaixhan (vendi i fundit me 1 pikë) duhet të fitojë për të përmirësuar sa më shumë të mundet vendin e katërt aktual.

Grupi G
Duken më shumë se të mbyllura fatet për Maqedoninë e Veriut në përpjekje për një vend në finale e Euro 2020. Me Poloninë (19), që rrezikon vetëm të arrihet në vendin e parë nga Austria (16), nëse dështon në transfertën e Izraelit dhe austriakët fitojnë me maqedonasit, për të ndryshuar dy skuadrat e Grupit G që shkojnë në Europian është krejtësisht e vështirë. Edhe nëse Maqedonia e Veriut (11) fiton në Austri, ndeshjen e fundit austriakët e kanë kundër Letonisë që nuk ka asnjë pikë.

Grupi I
Në këtë grup është gjithcka e vendosur. Belgjika e Rusia janë të sigurta në prezantimin e tyre në Euro 2020, por do të diskutojnë mes tyre cila do të shkojë si e parë. Armata ruse me 21 pikë, tre poshtë Djajve të kuq, do të përpiqet të shfrytëzojë faktorin fushë, ashtu si bëri në performancat e Botërorit 2018. Do të jetë e vështirë megjithatë ti krijosh probleme një skuadre që ka vetëm fitore dhe ka pësuar vetëm një gol, ndërsa ka shënuar 30.

NDESHJET
EURO – QUALIFICATION:: GROUP C
20:45 Germany ? – ? Belarus
20:45 N.Ireland ? – ? Netherlands
EURO – QUALIFICATION:: GROUP E
18:00 Azerbaijan ? – ? Wales
20:45 Croatia ? – ? Slovakia
EURO – QUALIFICATION:: GROUP G
18:00 Slovenia ? – ? Latvia
20:45 Austria ? – ? North Macedonia
20:45 Israel ? – ? Poland
EURO – QUALIFICATION:: GROUP I
15:00 Cyprus ? – ? Scotland
18:00 Russia ? – ? Belgium
18:00 San Marino ? – ? Kazakhstan

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fluksi i refugjatëve nga lindja që hyjnë në territorin shqiptar…