Kualifikueset e ‘Euro 2024’, Martinezi zbulon listën e lojtarëve të ftuar
29 maj 2023
| 17:03
Portugalia do të luajë dy ndeshjet e qershorit të cilat janë të vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”. Më 17 qershor do të ndeshet ndaj Bosnjës dhe më 20 qershor kundër Islandës.
Toti Gomes, Nelson Semedo, Renato Sanches dhe Ricardo Horta janë lojtarët e rinj kryesorë në skuadrën e Roberto Martinez për ndeshjet e ardhshme të Portugalisë. Në listë janë edhe Rui Patricio, Rafael Leao dhe sigurisht Cristiano Ronaldo.
Lista e futbollistëve:
Portierët: Diogo Costa, Jose Sa, Rui Patricio.
Mbrojtësit: Antonio Silva, Danilo, Dalot, Inacio, Cancelo, Semedo, Pepe, Guerreiro, Dias, Gomes.
Mesfushorët: B. Silva, Fernandes, Palhinha, Otavio, Sanches, Horta, Neves, Vitinha.
Sulmuesit: Ronaldo, Jota, Ramos, Felix, Leao.