Kualifikueset e Evropianit: Kosova U17 pëson disfatë nga Rumania

18 janar 2023 | 21:07

Kombëtarja U17 e Kosovës, femrat, ka pësuar disfatë nga një rival me shumë kualitete dhe eksperiencë siç është Rumania, të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe, në Ankara të Turqisë.

Vashat e drejtuara nga përzgjedhësi Donald Suxho u munduan të rezistojnë sidomos në setin e tretë, duke zvogëluar diferencën në vetëm tre pikë, por nuk ishte e mjaftueshme për të parandaluar humbjen.

Kosovaret u mposhtën 3-0 (25-17, 25-16, 25-22), por fituan eksperiencë të re, derisa kjo, për shumicën e lojtareve, ishte eksperienca e parë në një ndeshje ndërkombëtare.

Megjithatë, mbetet një mundësi e mirë për përzgjedhësin Suxho të piketojë pikat e dobëta dhe të ndërmarrë masat e nevojshme para ndeshjeve tjera.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon kundër Bullgarisë, të enjten, me fillim nga ora 13:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim…