Kuba nga sot nuk drejtohet nga Castro
19 prill 2018
| 15:53
Miguel Diaz-Canel ka bërë betimin si presidenti i ri i Kubës.
Diaz-Canel do të pasojë Raul Castron, duke u dhënë fund gjashtë dekadave të sundimit të vëllezërve Castro.
Diaz-Canel, 57 vjeç, i cili ka qenë kandidati i vetëm për president, është zgjodh për një mandat pesëvjeçar me 603 nga 604 vota të mundshme të Asamblesë Kombëtare.
Ai pritet të ndjekë reformat e nisura nga Castro për të hapur ekonominë e Kubës te sipërmarrësit e vegjël privatë dhe për të arritur një afrim me armikun e Luftës së Ftohtë – SHBA-në.
Në vitin 2015, Havana dhe Uashingtoni kanë rivënë lidhjet diplomatike.