Kubica pas tetë vjetësh rikthehet në Formula 1
22 nëntor 2018
| 16:19
Polaku Robert Kubica ka befasuar të gjithë fansat e “Formula 1”, teksa është zyrtarizuar si piloti më i ri i skuderisë “Williams”.
33-vjeçar do të rikthehet sezoni e ardhshëm në pistat e “Formula 1” pas një mungese 8-vjeçare. Shkak për këtë mungesë disa vjeçare të polakut u bë një aksident “horror”, që ky i fundit pësoi në një garë “rally” në vitin 2011.
Falë punës së shkëlqyer të kirurgëve gjatë një operacioni që zgjati përreth 7 orë Kubica ia doli t’ia hidhte vdekjes, por dëmtimet në krahun e djathtë e mbajtën larg garave për vite me radhë.